Ndërlidhjet

Iran: Hedhen poshtë raportet për importim të uraniumit


Irani i ka përshkruar si të “pabaza” raportet se po synon importimin e 1350 tonë xehe të pastër uraniumi nga Kazakistani.

Sipas konkluzioneve të një raporti të inteligjencës, i përgatitur nga një shtet i paemëruar anëtar i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, thuhet se marrëveshja mund të kompletohet brenda disa javësh, transmeton agjencia AP.

Por, misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara e ka hedhur poshtë këtë raport si “të pabazë dhe fabrikim”.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Kazakistanit, Jerzhan Ashikbaev, tha më herët se aktivitetet e vendit të tij lidhur me uraniumin janë në harmoni me kërkesat e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike.
XS
SM
MD
LG