Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Nazim Bllacës i zgjatet arresti shtëpiak


Një panel prej tre gjykatësish, dy nga EULEX-i dhe një gjykatës vendor, kanë vendosur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, për t’ia zgjatur arrestin shtëpiak Nazim Bllacës edhe për dy muaj të tjerë, me kërkesën e prokurorit të posaçëm.

Lajmin e ka konfirmuar misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX.

Bllaca gjendet në arrest shtëpiak prej 1 dhjetorit 2009. Ai akuzohet për vrasje, tentim vrasje dhe krim të organizuar.

Hetimet për këtë rast është duke i zhvilluar policia e EULEX-it, nën mbikqyrjen e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm, thuhet në komunikatën e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG