Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Demonstruesit pro qeveritarë u tubuan në Teheran


Dhjetëra mijëra mbështetës të qeverisë së Iranit u tubuan në rrugët e Teheranit për t’i kundërshtuar protestat kundër qeverisë, që u mbajtën gjatë kësaj jave.

Kanali shtetëror Pres TV tha se demonstruesit ishin mbledhur për t’i denoncuar “kryengritësit” të cilët, siç u tha, e kishin njollosur Ditën e Shenjtë të Hashureve, të dielën e kaluar.

- Djalli i madh, Amerika kriminale ka dorë në të gjitha këto krime”, tha një lider i demonstruesve, ndërsa turma brohoriste parulla kundër Shteteve të Bashkuara.

Gjatë përleshjeve të mbështetësve të opozitës dhe forcave të sigurisë, të dielën e kaluar, janë vrarë së paku tetë vetë.

Ndër të vrarët ishte edhe nipi i Mir Hosein Musavit lideri kryesor të opozitës iraniane. Varrimi i tij u bë sot.
XS
SM
MD
LG