Ndërlidhjet

Beograd: Vizita e Mesiqit në Kosovë, provokim për Serbinë



Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, sot ka vlerësuar si ekzibicionizëm të presidentit të Kroacisë, Stipe Mesiq, atë që ai të shpallet qytetar nderi i Prishtinës, duke e cilësuar këtë si përzierje në çështjet e brendshme të Serbisë.

“Ata që bëjnë gjëra të këtilla, e provokojnë Serbinë dhe nuk dëshirojnë marrëdhënie të mira me Serbinë”, tha Ivica Daçiq në konferencën e sotme për shtyp në Beograd.

Mëtutje ai theksoi se “kjo është përzierje në çështjet e brendshme të Serbisë dhe lëvizjet e këtilla nuk mund të kontribuojnë në vendosjen e raporteve korrekte dhe kapërcimin e problemeve nga e kaluara”, tha Ivica Daçiq.

Presidenti i Kroacisë në largim, Stipe Mesiq, më 8 janar e viziton Kosovën dhe me këtë rast do t’i dorëzohet edhe mirënjohja Qytetar Nderi i Prishtinës.
XS
SM
MD
LG