Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet u vranë së paku 27 vetë


Nga disa sulme me bomba sot në Irak janë vrarë së paku 27 vetë.

Nga dy sulme vetëvrasëse në Ramadi janë vrarë së paku 20 vetë dhe janë plagosur afro 35 të tjerë, përfshirë edhe guvernatorin e provincës Anbar, Kasim Mohamed.

Në një sulm tjetër me bombë, në qytetin Khalis, 80 kilometra në veri të Bagdadit, janë vrarë shtatë pelegrinë irakianë, derisa ata po ktheheshin nga festivali kryesor i myslimanëve shiitë. Nga ky sulm janë plagosur 25 vetë.
XS
SM
MD
LG