Ndërlidhjet

logo-print

UNMIK: Një dekadë e zhvillimeve të konsiderueshme në Kosovë


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, tha se “derisa po mbyllet viti 2009, dekada që po kalon ka sjellë zhvillime të kosniderueshme në Kosovë”.

Mëtutje, në mesazhin e Vitit të Ri, thuhet se megjithqë “roli i UNMIK-ut në Kosovë ka evoluar në mënyrë domethënëse, përkushtimi i Kombeve të Bashkuara për mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit, mbetet i fortë në fillim të vitit 2010”.

Në mesazh theksohet se në emër të Përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm, Lamberto Zanier dhe të gjithë pjesëtarëve të UNMIK-ut, popullit të Kosovës “i urojmë lumturi, shëndet dhe prosperitet për Vitin e Ri”.
XS
SM
MD
LG