Ndërlidhjet

Miliband: Britaniku i rrëmbyer në Irak u lirua


Sekretari i jashtëm, Dejvid Miliband, tha se britaniku i rrëmbyer në Irak, në vitin 2007, është liruar.

Ai tha se personi i rrëmbyer, Piter Mur, po i nënshtrohej kontollit mjekësor në Ambasadën britanike në Bagdad dhe së shpejti do të bashkohet me familjen e tij.

Kompjuteristi 36 vjeçar, Piter Mur, ishte rrëmbyer në Bagdad nga disa militantë të veshur si policë irakianë së bashku me katër truprojet e tij. Tre prej tyre më vonë janë vrarë, ndërsa nuk dihet se ku gjendet truproja e katërt.

“Mund të konfirmoj se nuk ka pasur koncesione substanciale për rrëmbyesit dhe mund të konfirmoj, poashtu, se angazhimi i qeverisë irakiane në procesin e pajtimit kombëtar, ishte në themel të progresit në këtë rast”, tha Dejvid Miliband.

Mbajtjen në rrëmbim për dy vjet e gjysmë, zoti Miliband, e përshkruajti si “mjerim, frikë dhe pasiguri”.
XS
SM
MD
LG