Ndërlidhjet

Incko: Serbët e Bonsjë po e shkelin marrëveshjen e paqes


Përfaqësuesi ndërkombëtar në Bosnjë, Valentin Incko, e ka akuzuar parlamentin e Republikës Serbe për shkeljen e marrëveshjes së paqes, me të cilën pat përfunduar lufta në Bosnjë Hercegovinë, në vitet e 90-ta.

Këtë javë, ky parlament e ka refuzuar vendimin e zotit Incko për zgjerimin e mandatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të jashtëm, që merren me rastet e krimeve të luftës, duke vendosur që të konvokojnë referendum për këtë çështje.

Nëpërmjet të një kumtese, Valentin Incko, tha se ky veprim paraqet dhunim të marrëveshjes dhe se Republika Serbe “duhet ta respektoj Marrëveshjen Paqesore të Dejtonit në tërësi”.

Sipas kësaj marëveshjeje, Valentin Incko ka autoritet që të imponoj ligje dhe të shkarkoj zyrtarë të zgjedhur
XS
SM
MD
LG