Ndërlidhjet

SHBA: Rrezik për sulm terrorist në Bali



Ambasada amerikane në Indonezi ka tërhequr vërejtjen për rrezikun e një sulmi terrorist në Bali të Indonezisë. Në deklaratën e ambasadës amerikane thuhet se guvernatori i Balit ka informuar autoritetet për mundësinë e një sulmi terrorist natën e Vitit të Ri.

Bali ka qenë skenë e disa sulmeve terroriste, që kanë pasur si cak turistët perëndimorë, ku më i rëndi ka qenë ai i tetorit të vitit 2002 ku u vranë 202 njerëz, shumica turistë.
XS
SM
MD
LG