Ndërlidhjet

Irani rrëmbeu qytetarët britanikë në Irak



Garda Revolucionare e Iranit ka orkestruar rrëmbimin e pesë britanikëve në Irak në vitin 2007, shkruan e përditshmja Guardian.

Një burim i paidentifikuar, që dikur ishte pjesë e Gardës iraniane ka thënë për gazetën britanike se Piter Mur, eksperti britanik i teknologjisë dhe katër rojat e tij ishin rrëmbyer nga anëtarët e brigadës Al Kuds. Al Kuds është njësia elitë e Gardës Revolucionare të Iranit.

Ministria e Jashtme britnaike tha se nuk ka prova që të mbështesin këtë pretendim.

Mur u lirua të mërkurën, kurse tre nga truprojat e tij janë konfirmuar të vdekur.

XS
SM
MD
LG