Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmet



Dy zëdhënës të ndryshëm të talibanëve kanë marrë përsipër përgjegjësinë për dy sulmet e ndara me bomba në Afganistan më 30 dhjetor.

Zëdhënësi Zabibullah Muxhahid tha se sulmuesi vetëvrasës në uniformë afgane e kreu sulmin e parë në bazën Khost, ku u vranë tetë civilë.

Agjencitë e lajmeve raportuan se ata ishin punonjës të CIA-s, por SHBA nuk e kanë komentuar pohimin.

Zëdhënësi tjetër i talibanëve, Kori Mohamad Jusuf pohoi se talibanët janë përgjegjës për shpërthimin e bombës pranë rrugës në provincën jugore Kandahar, ku e humbën jetën katër ushtarë kanadezë dhe një gazetare kanadeze.
XS
SM
MD
LG