Ndërlidhjet

Johanesburg: Botërori 2010 mund të krahasohet me heqjen e aparthejdit



Presidenti i Afrikës së Jugut Xhejkob Zuma tha se organizimi i Kampionatit Botëror në Futboll 2010 do të jetë ngjarja më e madhe në këtë vend pas heqjes së aparthejdit.

Në mesazhin e Vitit të Ri, Zuma tha se shteti tashmë ka filluar t’i mbledhë frytet nga organizimi i botërorit.

Ai tha se punimet në stadiumet dhe rrugët kanë ndihmuar që të dobësohet goditja nga recesioni.

Afrika e Jugut është i pari vend afrikan që do t't organizojë garat për sportin më të popullarizuar në botë.
XS
SM
MD
LG