Ndërlidhjet

CIA: Synohet hakmarrje për sulmin në Afganistan


Agjencia CIA është zotuar për hakmarrje për vrasjen e shtatë pjesëtarëve të saj nga një sulm vetëvrasës me bombë në Afganistan.

Në këtë sulm ishte vrarë edhe një afgan, ndërsa gjashtë punëtorë të tjerë të CIA-s janë plagosur nga sulmi në një bazë në provincën Khost.

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit i ka hedhur poshtë pretendimet e talibanëve se sulmuesi ishte simpatizues i tyre nga radhët e armatës afgane, duke thënë se asnjë forcë e sigurisë e Afganistanit nuk punon në bazën Khost.

Por, një zëdhënës i forcave të udhëhequra nga NATO-ja, tha se forcat e sigurisë afgane ishin atje.

Presidenti amerikan, Barak Obama, u ka shprehur nderime pjesëtarëve të vrarë të CIA-s, që kishin “shërbyer nën hije”.
XS
SM
MD
LG