Ndërlidhjet

Jemen: Qeveria ka marrë pajisje ushtarake nga SHBA-të


Qeveria e Jemenit sot njoftoi se ka marrë pajisje ushtarake nga Shtetet e Bashkiara si ndihmë për luftën e qeverisë së këtij vendi kundër rrjetit al-Kaida në jug të Jemenit.

Zëdhënësi i qeverisë, Tarik al-Shami tha se “Shtetet e Bashkuara e ndihmojnë Jemenin në trajnim për luftë anti terror dhe kanë dhënë disa pajisje ushtarake”.

Më herët, qeveria e këtij vendi ka pranuar se kishte marrë vetëm ndihmë teknike dhe informacione për ta luftuar rrjetin e al-Kaidës atje.
XS
SM
MD
LG