Ndërlidhjet

SHBA: I rrëmbyeri britanik ishte edhe në Iran


Ushtria amerikane thotë se britaniku, Piter Mur, i cili këtë javë u lirua pasi ishte rrëmbyer në Irak, në vitin 2007, e ka kaluar një pjesë të kohës sa ishte i rrëmbyer në Iran.

Komandanti ushtarak rajonal amerikan, gjeneral Dejvid Petraeus, tha sot në Bagdad se eksperti britanik për kompjuter, Piter Mur, “e ka kaluar një pjesë të kohës sa ishte i rrëmbyer, në Iran”.

Zoti Mur është liruar para dy ditësh, pasi ishte mbajtur i zënë për dy vite e gjysmë. Mendohet se të katër truprojet e tij, poashtu shtetas britanik, janë vrarë.

Zoti Mur, së bashku me katër truprojet e tij, në maj të vitit 2007, ishin rrëmbyer nga afro 40 persona të armatosur, pjesëtarë të një grupi miliant shiit.
XS
SM
MD
LG