Ndërlidhjet

Afganistan: Civilë e militantë të vrarë nga sulmet ajrore


Zyrtari lokal në provincën Helmand, Daud Ahmadi, tha se nga sulmet ajrore të forcave ndërkombëtare në jug të Afganistanit, janë vrarë shtatë civilë dhe dy talibanë.

Ai theksoi se sulmi ndodhi para dy ditësh, pasi një patrullë ndërkombëtare ishte sulmuar me të shtëna armësh nga kryengritësit dhe kishte kërkuar ndihmë ajrore.

NATO-ja tha se nuk ka dijeni për këto raporte dhe se po zhvillonte hetime.

Ky është raporti i dytë për vrasje të civilëve në sulmet e aleatëve brenda një jave.

Qeveria e Afganistanit thotë se 10 njerëz janë vrarë, përfshirë tetë nxënës, në një fshat në provincën lindore Kunar, në ndërhyrjen gjatë natës të forcave ndërkombëtare në fundjavën e kaluar.
XS
SM
MD
LG