Ndërlidhjet

K. Veriore: Thirrje për raporte më të mira me SHBA-të


Mediat shtetërore të Koresë Veriore kanë transmetuar mesazhin e Vitit të Ri, në të cilin bëhet ftesë për marrëdhënie më të mira ndërmjet Phenianit dhe Uashingtonit.

Në mesazh, që është transmetuar në Radio Televizionin shtetëror dhe botuar në gazeta, thuhet poashtu se, Koreja Veriore është e përkushtuar që gadishulli korean të mos ketë armatim bërthamor dhe se kjo duhet të arrihet nëpërmjet të negociatave.

Ky mesazh u bë derisa negociatat ndërkombëtare lidhur me çarmatimin atomik të Phenianit janë ndërprerë, prej se ky vend është tërhequr nga bisedimet për shkak të kritikave për provat e tij raketore dhe bërthamore.

Pas këtyre testeve Kombet e Bashkuara kanë imponuar sanksione më të ashpra kundër Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG