Ndërlidhjet

logo-print

Finlandë: Shkupolli i ka planifikuar vrasjet, pohon policia



Policia finlandeze tha se Ibrahim Shkupolli, i lindur në Kosovë, i cili vrau pesë njerëz mbrëmjen e Vitit të Ri, duket se i ka planifikuar vrasjet.

Viktimat punonin në të njëjtën shitore (Prisma) në qendrën tregtare në Espoo, qytet i dytë për nga madhësia në Finlandë, ku Shkupolli hapi zjarr përpara se të vriste veten më pas.

Njëra nga viktimat ishte ish e dashura e sulmuesit.

Kryehetuesi Esa Gronlund tha se provat lënë të kuptohet se “nuk bëhet fjalë për koincidencë”, dhe se të shtënat nuk mund të quhen “të rastësishme”.

Shkupolli, 43 vjeçar, ka pasur dosje kriminale dhe është arrestuar në vitin 2003 për armëmbajtje pa leje.
XS
SM
MD
LG