Mijëra vetë kanë marshuar drejt zyrës së qeverisë së Kinës në Hong Kong duke kërkuar demokraci të plotë për territorin gjysmë-autonom.
Ish kolonia britanike iu dorëzua Kinës në vitin 1997.
Megjithëse demokracia është premtuar në kushtetutën e Hong Kongut, Kina ka vendosur se liderët nuk mund të zgjidhen drejtpërdrejt deri në vitin 2017, ndërsa legjislacioni i saj nuk mund të zgjedhet deri në 2020.
Raportet thonë se liderët prodemokracisë planifikojnë të japin dorëheqje kolektive gjatë janarit për të nxitur zgjedhje speciale, me shpresë se ato do të mund të jenë referendum për demokracinë.