Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Gazetarët e rrëmbyer francez janë gjallë



Mediat franceze raportuan se dy gazetarët francezë, të cilët janë rrëmbyer në Afganistan, mendohet se janë shëndoshë e mirë.

Militantët e dyshuar talibanë i rrëmbyen gazetarët, bashkë me dy-tre ndihmësit e tyre afganë në provincën Kapisa në verilindje të Kabulit në fillim të javës.

Një zyrtar i televizionit publik francez, ku punojnë të rrëmbyerit, tha se stacioni ka pranuar informata se gazetarët janë gjallë dhe po trajtohen mirë nga rrëmbyesit e tyre.

Nuk ka informata për fatin e ndihmësve afganë.
XS
SM
MD
LG