Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Rritet në 88 bilanci i të vrarëve



Ekstremistët islamikë janë akuzuar për sulmin vetëvrasës me automjet bombë, që la të paktën 88 të vdekur dhe dhjetra të plagosur në Pakistanin veriperëndimor.

Sulmi i së premtes kishte për shënjestër turrmën, e cila ishte tubuar për të ndjekur një lojë volejbolli afër Lakki Maruat pranë Vaziristanit jugor, ku forcat pakistaneze po zhvillojnë një ofenzivë kundër talibanëve pakistanezë.

Policia tha se sulmi mund të ishte përgjigje ndaj banorëve të fshatit, të cilët kanë formuar një organizatë kundër talibanëve, e cila i mbështet përpjekjet për dëbimin e militantëve nga rajoni.

Sulmi u dënua nga Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, e cila tha se “terroristët” tash i sjënjestrojnë shkollat pakistaneze, tregjet, xhamitë dhe ngjarjet sportive.

Deklarata thotë se SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit të Pakistanit për të luftuar ekstremizmin dhe forcuar demokracinë.

Britania e quajti sulmin “tmerrues”, dhe e nënvizoi nevojën urgjente për të luftuar terrorizmin.
XS
SM
MD
LG