Ndërlidhjet

Obama fajëson Al Kaidën për sulmin ndaj aeroplanit



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, për të parën herë i ka akuzuar bashkëpunëtorët e Al Kaidës në Jemen për armatosjen dhe trajnimin e nigeriasit 23-vjeçar, i dyshuar për përpjekje për ta hedhur në erë aeroplanin amerikan në Ditën e Krishtlindjeve.

Në fjalimin e përjavshëm radiofonik, Obama tha se i dyshuari, Umar Faruk Abdulmutallab, kishte udhëtuar në Jemen ku “duket se i ishte bashkangjitur një grupi të afërt me Al Kaidën, dhe se ky grup i Al Kaidës në gadishullin Arabik e ka stërvitur atë, e ka pajisur me eksploziv dhe e ka drejtuar që ta sulmojë aeroplanin, i cili po fluturonte drejt Amerikës”.

Të hënën, dega e Al Kaidës në gadishullin Arabik e mori përgjegjësinë për përpjekjen për të sulmuar aeroplanin.
XS
SM
MD
LG