Ndërlidhjet

Jemeni zotohet t'i luftojë grupet terroriste



Jemeni tha se do t’i luftojë grupet terroriste në vend, teksa grupet militante në Somali u kërcënuan se do ta kalojnë Detin e Kuq për t’i mbështetur luftëtarët e Al Kaidës atje.

Ministri i Jashtëm Abu Bakr al-Kirbi tha sot se “Jemeni kurrë nuk pranon terroristë dhe militantë xhihadistë në tokën e vet, dhe mund t’ia dalë në krye me ekzistencën e çdo grupi”.

Ai tha se milicia somaleze Shabaab duhet të fokusohet që t’i sjellë stabilitet popullit të vet, në vend që të eksportojë “terrorin”.

Në javët e fundit, qeveria jemenase i ka shpeshtuar sulmet kundër Al Kaidës në Jemen, pasi ky rrjet militant ndërkombëtar islamist i themeloi bazat e veta në jug të vendit në dekadën e kaluar.
XS
SM
MD
LG