Ndërlidhjet

Berlin: Në 2010 komanda e sigurisë fillon t'u bartet afganëve



Gjermania tha se forcat e NATO-s duhet të fillojnë bartjen e përgjegjësive të sigurisë në Afganistan te forcat lokale këtë vit.

Ministri i Jashtëm, Gvido Vestervele i tha revistës gjermane “Fokus” se “në konferencën për Afganistanin në Londër do të duhet të punojmë drejt fillimit të procesit të dorëzimit të përgjegjësisë së sigurisë prej vitit 2010”.

Konferenca ndërkombëtare për strategjinë e aleatëve të NATO-s në Afganistan do të mbahet në Londër më 28 janar.

Gjermania, me rreth 4.500 trupa në veri të vendit, është kontingjenti i tretë i NATO-s për nga madhësia në Afganistan.
XS
SM
MD
LG