Ndërlidhjet

Policia daneze akuzon somalezin për tentim vrasje



Autoritetet në Danimarkë thanë se një person nga Somalia është akuzuar për dy tentim vrasje pasi ishte përpjekur të hyjë në shtëpinë e njërit nga autorët që i vizatuan karikaturat e Profetit Muhamed.

Jakob Sharf, kreu i agjencisë së kundërzbuimit, tha se 28 vjeçari nga Somalia i armatosur me një sëpatë dhe thikë, kishte hyrë në shtëpinë e karikaturistit Kurt Vestergard në qytetin lindor Arhus mbrëmjen e së premtes.

Karikaturisti, i moshës së 70-ve e kishte aktivizuar alarmin dhe me mbesën e tij 5-vjeçare ishte strehuar në një dhomë të sigurtë.

Policia tha se oficerët më pas e kishin qëlluar sulmuesin në dorë dhe këmbë kur ai u ishte kërcënuar..

Vestergard disa herë është kërcënuar me vdekje për karikaturën, në të cilën Profetin Muhamed e vizatoi me një bombë në turban.
XS
SM
MD
LG