Ndërlidhjet

Afganistan: Parlamenti refuzoi gjysmën e kabinetit Karzai



Parlamenti i Afganistanit e ka refuzuar më shumë se gjysmën e emrave të rinj të kabinetit të presidentit Hamid Karzai.

Ministri aktual i energjisë, Ismail Kan, një ish komandant i fuqishëm i guerilës, u refuzua bashkë me të nominuarin e presidentit për ministrinë e Drejtësisë, Saruar Darish.

Në mesin e të refuzuarve janë emrat për ministrat tregtisë, ekonomisë, shëndetit publik dhe atij të kominkacionit.

Mediat lokale raportuan se në mesin e shtatë posteve të miratuara janë emrat e kandidatëve për ministrinë e brendshme, të arsimit, të mbrojtjes, të financave, të bujqësisë dhe të kulturës.
XS
SM
MD
LG