Ndërlidhjet

Jemeni dërgon trupa shtesë kundër Al KIaidës



Jemeni ka dërguar disa qindra trupa shtesë në dy provincat malore në lindje të vendit, që janë bërë bazë e al-Kaidës, dhe ku mendohet se mund të ketë qëndruar i dyshuari për tentim sulmin në aeroplanin amerikan në Ditën e Krishtlindjeve.

Përforcimet, të cilat synojnë të rritin praninë ushtarake në rajonet e largëta ku qeveria ka pak kontroll, janë hapat e fundit të Jemenit në fushatën për luftimin e Al Kaidës.

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur se do ta dyfishojnë ndihmën kundër terrorit këtij shteti të varfëruar e të fragmentuar arab në vitin e ardhshëm.

Po sot, presidenti amerikan Barak Obama për herë të parë i ka akuzuar bashkëpunëtorët e Al Kaidës në Jemen për armatosjen dhe trainimin e 23 vjeçarit Umar Faruk Abdulmutallab, i dyshuar për përpjekje për ta hedhur në erë aeroplanin amerikan që shkonte në Detroit.
XS
SM
MD
LG