Ndërlidhjet

Obama-Braun intensifikojnë luftën kundër terrorizmit


Kryeministri britanik, Gordon Braun, dhe presidenti amerikan Barak Obama kanë vendosur të forcojnë mbështetjen për policinë e Jemenit në luftën kundër terroristëve.
Londra zyrtare ka bërë të ditur se Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të angazhohen për prani të shtuar të forcave paqësore në Somali.
Autoritetet e Jemenit kanë vendosur qindra ushtarë shtesë në rajonet malore që besohet se janë pikëmbështetje të Al Kaidës dhe se pikërisht në këto vise kishte qëndruar nigeriani që para disa ditësh tentoi sulmin terrorist kundër aeroplanit që udhëtonte nga Amsterdami në Detroit.
XS
SM
MD
LG