Ndërlidhjet

Irani - ultimatum Perendimit!


Irani ka sinjalizuar se do të prodhojë edhe më shumë uranium të pasuruar nëse nuk do të ketë ujdi me Perendimin rreth kësaj çështje, ka bërë të ditur agjencia Asoshieted Pres.
Ministri i Jashtëm Munaçer Motaki i ka thënë televizionit shtetëror se “Perendimi duhet të vendos” për propozimin e Teheranit dhe se për këtë ka kohë vetëm edhe një muaj.
Teherani pohon se programi bërthamor është në funksion të qëllimeve civile, ndërsa Perendimi pohon se Irani synon krijimin e bombës atomike.
XS
SM
MD
LG