Ndërlidhjet

logo-print

Solana: BE po shqyrton përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave


Ish zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Havier Solana, ka vlerësuar se bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi në Ballkan janë me rëndësi vendimtare, ndërsa forcë nxitëse paraqet integrimi evropian.
Në një tekst autroriaël të botuar në të përditshmen e Podgoricës “Pobjeda”, Solana ka vënë në pah se “me ndërlidhjen më të fuqishme të vendeve, ideja për luftërat dhe konfliktet bëhet e pamundur “.
Ai ka pohuar se perspektiva evropiane e Ballkanit po bëhet gjithnjë e më e prekshme dhe se zgjidhja për këtë hapësirë nuk është te ndarjet dhe ndasitë e mëtejme, por integrimi në Bashkimin Evropian.
Solana ka përshëndetur vendimin e BE-së që banorëve të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë t’u hiqen vizat për zonën Shengen. Ai ka shfaqur bindjen se i njëjti vendim do të miratohet edhe për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe ka shtuar se BE-ja po shqyrton rrugët e përfshirjes së Kosovës në procesin e liberalizimit të regjimit të vizave.
XS
SM
MD
LG