Ndërlidhjet

Rusia ndali naftën për rafineritë e Bellorusisë



Rusia ka ndalur sot rrjedhjen e naftës për rafineritë e Bellorusisë pas dështimit të arritjes së një ujdie për vitin 2010. Megjithate, tensionet në rritje nuk kanë prekur transitin e naftës së Rusisë drejtë Bashkimit Evropian, kanë thënë ekspertët ekonomik.

Politikanët evropianë shumë shpesh kanë akuzuar Rusinë se po shfrytëzon energjinë si mjet për frikësimin e fqinjëve. Një e pesta e sasive të energjisë për Bashkimin Evropian vjen nga Rusia dhe transportohet përmes Ukrainës dhe Bellorusisë.
XS
SM
MD
LG