Ndërlidhjet

Murinjo ofron 40 milionë funta për Stiven Zherar


Trajneri i Interit, Zhoze Murinjo, synon që për 40 milionë funta të sjellë në këtë klub kapitenin e Liverpulit Stiven Zherar, kanë bërë të ditur mediat londineze.
Gazeta Sandej Ekspres raporton se Murinjo kishte synuar këtë transfero edhe në vitin 2004, në kohën kur ishte trajner i Çelzit.
Stiven Zherar ka filluar karrierën në Liverpul dhe për këtë klub të famshëm ka luajtur 507 takime dhe ka shënuar 126 gola.
Për kombëtaren e Anglisë Zherar ka luajtur 77 herë dhe ka shënuar 16 gola.
XS
SM
MD
LG