Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Pesë amerikanë dalin para gjyqit



Pesë amerikanë dalin sot para gjykatës në Pakistan nën akuzat se po organizonin sulme terroriste.

Policia pakistaneze ka bërë të ditur se do të kërkojë dënim të përjetshëm për të pesë personat që i takojnë moshës nga 19 në 25 vjeçë. Të arrestuarit, që janë të gjithë qytetarë ameirkanë, janë arrestuar në dhjetor pasi po kontaktonin me grupe terroriste, që të organizonin sulme terroriste, sipas të gjitha gjasave ndaj caqeve në Pakistan.

Pesë të akuzuarit janë marrë në pyetje dhe nga agjentët e FBI-së, Zyrës Federale për Hetime.
XS
SM
MD
LG