Ndërlidhjet

Selia e Shenjtë viziton sulmuesen e Papës



Sekretari personal i Papa Benediktit ka vizituar në spital gruan që sulmoi Papën në meshën e vigjiljes së Krishtlindjeve. 25 vjeçarja italo-zvicerane vuan nga probleme mendore dhe po trajtohet në një klinikë psikiatrike në afërsi të Romës.

Papa 82 vjeçar nuk pësoi nga sulmi, por Vatikani nuk i ka konfirmuar raportet e mediave se sekretari i Atit të Shenjtë ka thënë se Papa e ka falur sulmuesen.
XS
SM
MD
LG