Ndërlidhjet

Mosmarrëveshjet Moskë-Minsk vazhdojnë



Nafta ruse po shkon drejt vendeve të Bashkimit Evropian përmes Bjellorusisë pandërprerje. Lajmi konfirmohet nga kompania shtetërore e naftës në Minsk. Kjo e fundit saktësoi se mosmarrëveshjet rreth çmimit të naftës dhe gazit rus vazhdojnë mes dy vendeve.

Qeveria në Bjellorusi e ka akuzuar Moskën se po ushtron presion të paprecedent ndaj Minskut për të pranuar kushtet ruse rreth çmimit në eksportin e naftës.

Gjatë një konflikti të ngjashëm në vitin 2007 Gjermania dhe Polonia u përballën me ndërprerje të furnizmit me naftën ruse.
XS
SM
MD
LG