Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Luftime me militantët e Al Kaidës



Dy militantë të Al Kaidës janë vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë përleshjeve me forcat qeveritare në Jemen.

“Luftimet vazhdojnë ende”, njoftojnë zyrtarët e Jemenit, të cilët shtojnë se militantët e vrarë ishin pas kërcënimeve që çuan në mbylljen e ambasadave amerikane dhe britnaike në Sana.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë në Jemen kanë qenë të mbyllura për të dytën ditë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Këshilltari i presidentit Obama për kundërterrorizmin, Xhon Brenan, tha të djelën se ka informacione për komplote terroriste të Al Kaidës ndaj caqeve në Jemen.

“E dimë se Al Kaida ka pasur si cak ambasadën tonë dhe personelin diplomatik ndaj duam të bëjmë gjithçka është e mundur për të siguruar diplomatët dhe ekipin tonë në Jemen”, tha Brenan.
XS
SM
MD
LG