Ndërlidhjet

logo-print

Serbia sot paditë Kroacinë për gjenocid


Serbia sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dorëzon padinë kundër Kroacisë për gjenocid ndaj serbëve nga viti 1991 deri në vitin 1995. Qeveria e Serbisë ka thënë se Serbia ka vendosur të ndërmarrë këtë hapë, sepse Kroacia para 10 vitesh kishte paditur Serbinë për gjenocid.

Padia e Serbisë përmban hollësi, për siç pohon Beogradi, krimet ndaj serbëve në periudhën 1991 – 1995 dhe gjithashtu aneks, për siç thuhet, krimet e Shtetit të Pavarur të Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor ka deklaruar se Kroacia është plotësisht e gatshme për këtë proces.

“Kemi përgatitur të gjitha faktet që dëshmojnë se kishim të bënim me agresion të përgjakshëm serbomadh nën drejtimin e Slobodan Millosheviqit”, ka deklaruar Kosor.
XS
SM
MD
LG