12 persona janë lënduar, prej të cilëve 2 rëndë, në shpërthimin në të cilin në tërësi është shkatërruar një ndërtesë në qendër të qytetit Shrewbsvuri, që gjendet 240 kilometra në veriperëndim të Londrës, ka bërë të ditur policia.
Shkaqet e shpërthimit tash për tash nuk dihen.
Pesë veta ishin zënë në automjet, nën rrënojat e ndërtesës, por kalimtarët dhe shpëtimtarët arritën t’i shpëtojnë.