Ndërlidhjet

Franca mbyllë ambasadën në Jemen


Franca ka mbyllur ambasadën e vet në Jemen për shkak të shqetësimeve nga mundësia e ndonjë sulmi nga militantët.
Mbyllja e kumtuar nga ministria e Jashtme, pason veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.
Parisi zyrtar ka ftuar qytetarët francezë në Jemen, që për shkak të situatës aktuale, të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin udhëtimet.
Dje këshilltari i presidentit amerikan për luftë kundër terrorizmit, Xhon Brenan, tha se ka sinjale të një komploti të Al Kaedës për të filluar me sulme në Jemen.
XS
SM
MD
LG