Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Kundërshtohet fuqishëm ultimatumi iranian


Franca e ka hedhur poshtë ultimatumin e fundit të Iranit lidhur me kontestin ndërkombëtar për programin e tij bërthamor.

Më herët, Irani kishte refuzuar një afat për arritjen e marrëveshjes së hartuar nga Kombet e Bashkuara për shkëmbim të uraniumit të pasuruar me karburantin atomik.

Ministri i jashtëm iranian, Mauçer Motaki, tha dje se Perëndimi e ka një muaj për t’i pranuar kushtet për marrëveshje.

Por, ministri i jashtëm francez, Bernar Kushner, sot tha se është e papranueshme që Iranit të paraqesë ultimatum për ata “që dëshiruan ta ndihmojnë” Iranin me uranium të pasuruar.
XS
SM
MD
LG