Ndërlidhjet

Pakistan: Amerikanët e arrestuar i hedhin poshtë akuzat


Pesë amerikanët e arrestuar në Pakistan i kanë hedhur poshtë akuzat se ata kishin planifikuar ndërmarrjen e sulmeve terroriste.

Të pesë personat ishin arrestuar në fillim të muajit dhjetor në qytetin lindor, Sargoda, të dyshuar për përpjekje për të kontaktuar me grupet militante islamike, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve terroriste, potencialisht kundër caqeve në Pakistan.

Avokatët thanë se këta shtetas amerikanë i kanë hedhur poshtë pohimet për lidhje me al-Kaidën ose me grupet e tjera militante, gjatë paraqitjes së tyre të sotme në gjykatë.

Ata në gjykatë kishin deklaruar se dëshironin të shkonin në Afganistan për t’i ndihmuar myslimanët atje.

Gjykata i ka lejuar policisë dy javë për t’i përgatitur akuzat për terrorizëm kundër tyre.
XS
SM
MD
LG