Ndërlidhjet

logo-print

Jeremiq: Politika e jashtme e Serbisë në “katër shtylla”


Ministri i jashtëm Vuk Jeremiq, tha se prioritet qendror strategjik i politikës së jashtme të Serbisë, është “arritja e shpejtë e anëtarësimit në BE”.

Mëtutje, duke e hapur një konferencë të ambasadorëve në Beograd, ministri Jeremiq tha se Serbia do të vazhdoj realizimin e “politikës së jashtme aktive dhe të balancuar me kujdes, e të ndërtuar rreth katër shtyllave” dhe theksoi se ato janë Brukseli, Moska, Pekini dhe Uashingtoni.

Duke e shpjeguar këtë politikë ai tha se “Brukseli është seli e BE-së, në të cilën dëshirojmë të anëtarësohemi sa më parë që të jetë e mundur; Moska – me të cilën kemi lidhje gjithëpërfshirëse miqësore gjatë historisë dhe që është aleati ynë i qëndrueshëm në mbrojten e qetë të integritetit tonë territorial; dhe i fundit, por jo me rëndësinë më të vogël, është Uashingtoni, faktori kyç në skenën botërore dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Ai përsëriti se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG