Ndërlidhjet

Sulmuesi i punonjësve të CIA-s, agjent i dyfishtë i Al Kaidës?



Mediat amerikane raportuan se sulmuesi vetëvrasës, i cili vrau shtatë punonjës të CIA-s dhe një oficer kundërzbulimi të Jordanisë në Afganistan, ka qenë agjent i dyfishtë nga Jordania.

Një raport i NBC citon zyrtarë të kundërzbulimit, të cilët thonë se sulmuesi i pretenduar si Humam Halil Abu-Mulal al-Balaui ishte një mjek 36 vjeçar nga Jordania.

Raportet thonë se ai ishte simpatizant i Al Kaidës, por më vonë ishte arrestuar dhe rekrutuar nga shërbimi i kundërzbulimit i Jordanisë, i cili e kishte caktuar të infiltrohet në nivelet më të larta të Al Kaidës dhe të caktojë vendndodhjen e numrit dy të grupit, Ajman al Zauahiri.

Al-Balaui e aktivizoi eksplozivin e tij javën e kaluar në një bazë të CIA-s në provincën Khost në Afganistanin lindor.

CIA ka mohuar t’i komentojë raportet.
XS
SM
MD
LG