Ndërlidhjet

Obama dhe këshilltarët e lartë do t'i diskutojnë masat e sigurisë



Presidenti amerikan Barak Obama sot pritet të takohet me këshilltarët e lartë të sigurisë për t’i rishikuar masat antiterroriste pas përpjekjes për të sulmuar aeroplanin në Detroit në ditën e Krishtlindjeve.

Në takimin në Shtëpinë e Bardhë ku do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë të agjencive të zbulimit, departamentit të Sigurisë së Atdheut dhe agjencitë për zbatimin e ligjit, do t’i diskutojë ndryshimet në politikat e sigurisë pas sulmit të dështuar në 25 dhjetor.

Që nga incidenti, kur nigeriasi 23 vjeçar u përpoq ta aktivizonte eksplozivin në fluturimin nga Amsterdami në Detroit, autoritetet kanë ndërmarrë disa masa për rritjen e sigurisë.

Prej sot, udhëtarët nga 14 vende, përfshirë Jemenin, Nigerinë, Arabinë Saudite, Afganistanin, Irakun dhe Iranin, do të jenë të detyruar t’u nënshtrohen masave më të rrepta të kontrollit përpara se të hyjnë në aeroplanët që fluturojnë drejt SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG