Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Jemi për bisedime me Iranin, por edhe për sanksione



Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara ende janë të hapura për bisedime me Teheranin rreth programit bërthamor iranian, por shtoi se Uashingtoni i ka filluar edhe diskutimet me aleatët për “presione dhe sanksione” të reja ndaj Teheranit.

Klinton tha se qëllimi i Uashingtonit është që t’i bëjë presion Teheranit dhe dhe Gardës Revolucionare, forcës më të madhe ushtarake, që ta frenojnë programin bërthamor, por shtoi se SHBA-të nuk duan të ndërmarrin hapa që do t’i dëmtonin iranianët e zakonshëm.
XS
SM
MD
LG