Ndërlidhjet

Rihapet ambasada amerikane në Jemen



Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jemen është rihapur sot pas dy ditë mbylljeje të shkaktuar nga kërcënimet e degës rajonale të Al Kaidës.

Në faqen e saj në internet, ambasada tha se forcat e sigurisë së Jemenit të hënën kanë kryer operacione të suksesshme antiterroriste duke adresuar “fusha të caktuara të shqetësimit” në veri të kryeqytetit Sana, gjë që e shtyu ambasadën që të vazhdojë punën.

Po sot, mediat raportuan se forcat e sigurisë së Jemenit u përleshën me luftëtarët e Al Kaidës, duke vrarë dy vetë, për të cilët zyrtarët thanë se qëndrojnë pas kërcënimeve të sigurisë që nxitën mbylljen e ambasadës amerikane dhe disa ambasadave tjera evropiane.

Diplomatët thanë se ambasadat britanike dhe franceze gjithashtu sot e vazhduan punën, por shërbimet konsullore të tyre mbeten të mbyllura për publikun.
XS
SM
MD
LG