Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Al Kaida në Jemen - kërcënim global



Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se aktivitetet në rritje të Al Kaidës në Jemen përbëjnë kërcënënim që shkon përtej vendit dhe Lindjes së Mesme.

“Ne po i shohim implikimet globale nga lufta në Jemen dhe përpjekjet aktuale të Al Kaidës në Jemen që ta përdorë atë si bazë për sulmet terroriste përtej rajonit”, tha Klinton.

Ajo tha se bashkësia ndërkombëtare do t’i bëjë presion qeverisë së Jemenit që ta luftojë Al Kaidën në Gadishullin Arabik, grupin që është përgjegjës për përpjekjen e dështuar për hedhejn në erë të aeroplanit amerikan në 25 dhjetor.

Klinton i bëri këto komente disa orë pasi autoritetet e Jemenit shpallën se kanë vrarë dy militantë të Al Kaidës afër kryeqytetit Sana.
XS
SM
MD
LG