Ndërlidhjet

Iran: Kthim në negociata nëse respektohen "të drejtat legjitime"



Irani tha sot se e mirëpret kthimin në negociatat me fuqitë botërore rreth programit bërthamor të tij, nëse respektohen, siç tha “të drejtat legjitime”.

Deklarata nga zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast u bë pasi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara janë ende të hapura për negociata me Teheranin.

Sidoqoftë, Klinton tha se Uashingtoni tashmë i ka filluar edhe diskutimet me aleatët për “presione dhe sanksione” të reja ndaj Teheranit.

Ajo tha se qëllimi është që Qeveria e Iranit dhe Garda Revolucionare, forca më e fuqishme ushtarake në vend, ta frenojnë programin bërthamor të Iranit.

Javën e kaluar, Irani e hodhi poshtë fundin e 2009-ës si afat të caktuar nga fuqitë perëndimore për ta pranuar marrëveshjen mbi pasurimin e uraniumit.

Sot zëdhënësja e ministrisë së Jashtme e Kinës tha se “ende ka vend” për bisedime mbi programin bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG