Ndërlidhjet

Shqipëri: Nga përmbytjet - situatë emergjente në Shkodër dhe Lezhë


Në Shkodër dhe Lezhë situata ende paraqitet e veshtirë, pas përmbytjeve të shkaktuara nga rreshjet e shumta të shiut dhe shkarkimi i kaskadës së lumit Drin, për shkak të rrezikut për dëmtimin e digës së hidrocentralit nga sasia e madhe e ujit.

Ne keto dy qarqe, qeveria ka shpallur situatën e emergjencës dhe paralelisht ka marrë masa për evakuimin e atyre banorëve, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur apo kërcënohen nga përmbytja.

Në disa zona ka banorë të cilët refuzojnë të largohen nga banesat e tyre, megjithë rrezikun potencial për jetë.

Kryeministri Sali Berisha, që ndodhej ne Lezhë për të inspektuar argjinaturen e lumit Mat, u bëri thirrje banorëve të komunës Dajç dhe fshatit Obot, të qarkut Shkodër, të evakuohen nga banesat e tyre.

Berisha tha se situata paraqitet e vështirë dhe kushtet atmosferike nuk janë aspak favorizuese. Megjithatë, sipas kryeministrit, autoritetet kanë ndërmarrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

Komunën Dajç e vizitoi sot kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, e cila u bëri thirrje banorëve të largohen sa më shpejt.

Ajo tha se lumenjtë Drini, Buna dhe Gjaderi përbëjnë kërcënim serioz per jëten për shkak të rritjes së nivelit jashtë mase të tyre.

Poashtu sot ministri i energjitikës Dritan Prifti, njoftoi se është ulur ndjeshem niveli i shkarkimit nga kaskada e lumit Drin. Prifti i bëri thirrje opozitës të bëhet bashkëpunuese për perballimin me sukses të situatës.
XS
SM
MD
LG