Ndërlidhjet

Iran: Protestuesit kërcënohen me ekzekutime


Irani i ka ripërtrirë vërejtjet se aktivistët opozitarë rrezikojnë të ekzekutohen nëse ata vazhdojnë me demonstrata kundër qeverisë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, IRNA, ministri i brendshëm, Mostafa Mohamed Naxher, tha se “secili që merr pjesë në trazira do të konsiderohet se po lufton kundër Zotit dhe se është kundërshtar i sigurisë kombëtare”.

Sipas ligjit islamik iranian, “armiqtë e Zotit” duhet të ekzekutohen.

Ky kërcënim u bë pas trazirave të dhjetorit gjatë festës shiite të Hashureve, në të cilat humbën jetën 8 vetë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Ramin Mehmanparast, tha se personat e jashtëm dhe iranianët me shtetësi të dyfishtë, që ishin arrestuar në trazirat e dhjetorit, do të ballafaqohen me dënime.
XS
SM
MD
LG